Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Letra skandaloze/ Berisha: Reagimi i narko-ministrit të Jashtëm fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se reagimi i ministrit të Jashtëm fakton përfshirjen e qeverisë në farsën zgjedhore të 11 majit. Sipas Berishës, letra që ky ministër i ka dërguar misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas raportit të tyre, është dëshmi e qartë e bashkimit të shtetit me partinë. Ai e akuzoi ministrin dhe prokurorin e përgjithshëm se janë “avokatë të krimit elektoral”. Berisha dënoi gjithashtu ndjekjen ligjore të disa përfaqësuesve dhe aktivistëve të PD, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të mbuluar manipulimet. FJALA E BERISHËS: Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat...