Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Letra për OSBE nuk ishte ndërhyrje dhe aq më pak presion”, Ministria e Jashtme i përgjigjet Berishës: Paraqitëm sqarime, vendimin për t’i përfshirë e ka Misioni
Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punësh e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve. Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto...