Letonia: Rusia po shton sulmet hibride në Europë

Letonia: Rusia po shton sulmet hibride në Europë

Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braže, ka paralajmëruar për rrezikun që paraqesin sulmet hibride të Rusisë ndaj vendeve europiane. Në një intervistë gjatë vizitës së saj në Romë, ku u takua me homologun italian Antonio Tajani, Braže tha se Rusia po përpiqet të krijojë pasiguri dhe të dobësojë mbështetjen europiane për Ukrainën. Letonia është një nga vendet që ka përjetuar drejtpërdrejt këto kërcënime. Gjatë muajve të fundit, dronë, disa prej tyre të pajisur me eksploziv, kanë hyrë në territorin e vendit. Ditët e fundit, autoritetet u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura pasi avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore. Sipas Bražes, objektivi i Rusisë është të dëmtojë ndjenjën e sigurisë në vendet europiane dhe të tregojë se mund të kryejë...