Letërsia si kujtesë dhe zë i Ukrainës, Andrej Kurkov në COD
Zëri i Ukrainës u dëgjua në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) përmes letërsisë, kujtesës dhe humorit, në një takim me një prej shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë ukrainas, Andrej Kurkov. Kjo është hera e parë që Kurkov viziton Shqipërinë. Në qendër të bisedës ishte romani i tij “Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv”, vepër kandidate për çmimin prestigjioz International Booker Prize, që e vendos ngjarjen në Lviv, disa vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Përmes personazheve dhe historive të tyre, Kurkov sjell një portret realist, por edhe plot humor, të një qyteti me identitet të veçantë kulturor e gjuhësor. Gjatë takimit në COD, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shkrimtari ukrainas ndau me publikun copëza nga Lviv-i...
Burimi:
kultplus.com