Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Letërsia e mërgatës shqiptare në qendër të vëmendjes në New Jersey
👁7532
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë dhe Aleanca Shqiptare e New Jerseyt promovuan dy vepra letrare të shkrimtares Age Gjokaj Ivezaj “Kush na mallkoi” e “Pikëllim dhe Shpresë”. Studiues të letërsisë, shkrimtarë, kritikë letrarë, gjuhëtarë e gazetarë analizuan, nderuan e vlerësuan krijimtarinë e Age Gjokaj Ivezaj si një kontribut të rëndësishëm në letërsinë e mërgatës shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zëvendëskryetari i qytetit të Garfield z.Kevin Kane në fjalën përshëndetëse theksoi se këto libra i flasin përvojës shqiptare dhe në shumë mënyra, ato rezonojnë me gjendjen njerëzore, përpjekjet tona, qëndrueshmërinë tonë dhe shpresat tona. Ndërsa merremi me historitë e...