Letër e Dervish Mitrovicës dërguar Bajram Currit, dy ditë pas vrasjes së Avni Rrustemit

Letër e Dervish Mitrovicës dërguar Bajram Currit, dy ditë pas vrasjes së Avni Rrustemit

Letren dhe dëshminë për vrasjen e Avni Rrstemit redaksisë dardaniapress e dergoi Profesor Fazli Hajrizi E Merkure 23-IV-1924 I ndershmi Z. Bajram Bej Nji ndolli qi ishte ndolle në Tiranë me shtyni të a shkruaj ket leter, me nji shpejti për me të ba me dije Zotnin t’ande. Dy dit perpara, d. m. th. diku e Hane dy sahat mas dite, Avni Rustemi ishte kenë tuej shkrue me dy shok të vet nga nji rrugë prej rrugave të Tirones. Nji farë Isuf Reçi i Tironës qi ky njieri ishte kenë mulligji, i pa hajr bozuk, pak a shumë njieri i Bejlerve, Tuej shkru Avnin rrugës Isufi i permendun i bjen per mas me allti edhe e plagos Avniun tepër randë, sa do qi avniu mrapa...