Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Lëkundje të parrezikshme”/ Sizmiologët shpjegojnë tërmetin që u ndje këtë mëngjes në Tiranë
Shqiptarët u zgjuan në orët e para të mëngjesit pasi ndjenë një tërmet me magnitudë 4.4 ballë, me epiqendër në Fushë-Krujë. Lëkundjet më së shumti u ndjenë në Shqipërinë e mesme dhe vatra është lokalizuar në Nikël. Ndërsa sizmiologët sqarojnë se nuk ka vend për panik dhe se aktiviteti sizmik vlerësohet i moderuar. Sizmiologu Edmond Dushi shpjegon: “Është një tërmet i regjistruar në shkallë të moderuar. Vjen pas dhjetëra pasgoditjesh. Dhe kjo zonë, që prej janarit, është dalluar për aktivitet sizmik. Por është aktivitet normal”. Instituti i Gjeoshkencave njofton se është në monitorim të vazhdueshëm të aktivitetit sizmik. Duke drejtuar...