
Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
👁3883
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e burgimit për Armand Marvataj, efektivin e policisë, i cili dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro për lehtësimin e kontrabandës së naftës. Sipas hetimeve, Marvataj ka lejuar Drilon Mallutën dhe Juxhin Kokën të nxjerrin naftë kontrabandë të bllokuar në Durrës, të sekuestruar nga autoritetet. Marvataj ishte caktuar të ruante anijen “AYAZANOYBYA”, një anije me flamur të Tanzanisë, e cila u sekuestrua më 13 janar të këtij viti me 200 ton naftë kontrabandë. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nafta u nxor nga anija në mes të ditës, më 27 janar,...
Burimi:
Gijotina.com