Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor

Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor

Ernest Muçi vazhdon të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer sa herë përballet me Beshiktashin, skuadrën që e afroi në futbollin turk, por që nuk i besoi plotësisht potencialit të tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që la gjurmë në ndeshjet e Ligës së Kombeve me ekipin tone përfaqësues, ishte sërish protagonist në kampionatin turk, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren 2-0 të Trabzonsporit. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 21-të, kur Muçi dhuroi një aksion spektakolar. Pas një driblimi të jashtëzakonshëm, futbollisti shqiptar provoi të dërgonte topin në rrjetë, por u ndal nga ndërhyrja e portierit kundërshtar. Megjithatë, Tufan ishte në vendin e duhur dhe përfitoi nga rasti për të shënuar golin e avantazhit për Trabzonsporin. Në pjesën e dytë, vendasit gjetën edhe...