Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës
Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla. “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet si pjesë e reformës së...