Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lefter Koka lë qelinë për të vizituar nënën e sëmurë
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Mësohet se Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor. Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh. Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve. Kujtojmë se Lefter Koka është dënuar me 2 vite burg për inceneratorin e Tiranës, proces që u krye me gjykim të shkurtuar. Për shkak të kohës së qëndrimit në paraburgim, dënimi për...