Lë pas akuzat, PSD bashkon votat me socialistët në Këshillin bashkiak Shkodër

Lë pas akuzat, PSD bashkon votat me socialistët në Këshillin bashkiak Shkodër

Partia Socialdemokrate do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste. Pas thuajse dy muajsh bojkoti, këshilli bashkiak i Shkodrës, i është kthyer normalitetit. Këshilltaret e PSD, kanë bashkuar votat me socialistët, duke mbështetur projektvendimet e bashkisë të cilat kishin mbetur pezull për shkak të mungesës së tyre ne sallë. Këshilltarja Rrezarta Pode, konfirmoi mbështetjen edhe për zgjedhjet lokale të 2027. Me votat e PS dhe PSD, Këshilli Bashkiak i Shkodrës, miratoi fondet për kinema republike si dhe menaxhimin e hapësirave për pushuesit në plazhin e Velipojës.
Burimi: Javanews.al