LDK mbështet unanimisht Bekim Sejdiun për president, sfidë mbetet konsensusi në grupin parlamentar

LDK mbështet unanimisht Bekim Sejdiun për president, sfidë mbetet konsensusi në grupin parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu, pas një mbledhjeje të Kryesisë së partisë. Vendimi vjen në kuadër të diskutimeve rreth marrëveshjes së arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për postin e kreut të shtetit. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, bëri të ditur pas mbledhjes se nuk ka pasur asnjë qëndrim kundër kandidaturës së Sejdiut brenda këtij organi, duke theksuar se partia duhet të ketë një qëndrim të unifikuar rreth kësaj çështjeje. Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe deputetja e kësaj partie, Jehona Lushaku, e cila para takimit ka konfirmuar mbështetjen për Sejdiun. Duke iu referuar procesit negociator, ajo u shpreh se partia i kishte dhënë kompetenca të plota udhëheqjes. “Ne kemi autorizuar kryetarin edhe...