Lavrov kërcënon Evropën: Nëse na sulmoni, lufta do të jetë shumë e shkurtër

Lavrov kërcënon Evropën: Nëse na sulmoni, lufta do të jetë shumë e shkurtër

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se një përplasje e drejtpërdrejtë ushtarake mes Rusisë dhe vendeve europiane do të ishte një luftë “krejtësisht ndryshe” dhe “shumë e shkurtër”. Deklarata u bë nga Lavrov më 16 shtator në Ekaterinburg, ndërsa tensionet mes Moskës dhe vendeve europiane mbeten të larta. Lavrov tha se Rusia nuk ka, sipas tij, interes të sulmojë vendet perëndimore, por paralajmëroi për një përgjigje ushtarake në rast se Rusia do të sulmohej fillimisht nga Europa. “Kjo do të jetë një luftë krejtësisht tjetër dhe do të jetë shumë e shkurtër”, deklaroi kryediplomati rus, duke iu referuar skenarit të një sulmi europian ndaj Federatës Ruse. Në deklaratat e tij, Lavrov akuzoi gjithashtu liderët europianë se po flasin gjithnjë e më shumë për...