CA SHIFRA DALIN VETEM NGA VARREZAT, RUSIA KA HUMBUR MESATARISHT 548 USHTARE NE DITE

CA SHIFRA DALIN VETEM NGA VARREZAT, RUSIA KA HUMBUR MESATARISHT 548 USHTARE NE DITE

Më shumë se 460 mijë rusë kanë humbur jetën në rrethana të lidhura me luftën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022, deri në shtator të vitit 2026. Shifra del nga një hetim i gjerë i gazetës britanike The Guardian, i cili ofron një nga pasqyrat më të detajuara deri më tani të kostos njerëzore të luftës për Rusinë. Gazeta analizoi një arkiv me mbi 11 milionë certifikata vdekjeje, të siguruara nga grupi i hakerëve Cyber Partisans, i lidhur me opozitën bjelloruse, dhe kolektivi ukrainas Silent Crow. Dokumentet burojnë nga të dhënat që agjencia shtetërore ruse e statistikave, Rosstat, ka mbledhur përmes zyrave të regjistrit civil në të gjithë vendin. Sipas hetimit, lufta është kthyer në...