TRUMP PUBLIKON IMAZHIN E ATENTATIT PER TE FESTUAR RIKTHIMIN E MILIARDERIT TE NVIDIA

TRUMP PUBLIKON IMAZHIN E ATENTATIT PER TE FESTUAR RIKTHIMIN E MILIARDERIT TE NVIDIA

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të festuar rikthimin e Jensen Huang në drejtimin e Nvidia. Në rrjetin e tij social, Truth Social, ai ka publikuar një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku drejtuesi i gjigantit të teknologjisë shfaqet me gjak në fytyrë dhe grushtin e ngritur lart, në një pozicion që rikujton fotografinë ikonike të Trumpit pas atentatit të korrikut 2024. Në sfondin e imazhit shihet një flamur gjigant i Nvidia-s, ndërsa skena duket se është frymëzuar nga momenti kur Trump, pas të shtënave gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, u ngrit me grushtin lart, pavarësisht se ishte plagosur në fytyrë. Krahas fotografisë, Trump ka marrë publikisht meritat për rikthimin e Huang në krye të kompanisë, duke pretenduar...