Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë, sipas një analize të re
Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrainë, sipas një analize të re. Kjo shifër tronditëse nxjerr në pah vendosmërinë e Moskës për të pushtuar territore ukrainase dhe përpjekjet e Ukrainës për t’i shkaktuar humbje të mëdha njerëzore ushtrisë ruse. Të dhënat, të publikuara më 23 nëntor, janë përpiluar bashkërisht nga mediat Meduza dhe Mediazona, të cilat prej kohësh përllogarisin humbjet ruse - të vrarët dhe të plagosurit - duke u mbështetur kryesisht në të dhënat për trashëgiminë e personave të vdekur. Përllogaritja e re përfshin edhe të dhëna të siguruara përmes një sulmi kibernetik ndaj agjencisë shtetërore ruse të statistikave, Rosstat. Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë dy grupe hakerësh, “Belarusian Cyber Partisans” dhe “Silent Crow”,...
Burimi:
syri.net