RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NGA ATENTATI NE FIER
Atentati i rëndë në Fier merr një tjetër jetë, shkon në dy numri i viktimave. Jakup Hasani, 47-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri ku u vra xhaxhai i tij, Selami Hasani, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës, në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit, ku persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në drejtim të Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”, dhe nipit të tij, Jakup Hasani. Si pasojë e të shtënave, Selami Hasani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 47-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Jakup Hasani kishte...
Burimi:
ntv.al