No Image Available

EKZEKUTUAN DY PERSONA, KAMERAT E SIGURISE ZBULOJNE DY NJEREZ TE MASKUAR PRANE BANESES

Atentati i rëndë në Fier merr një tjetër jetë, ndërsa shkon në dy numri i viktimave. Jakup Hasani, 47-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri ku u vra xhaxhai i tij, Selami Hasani, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës, në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, 60 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”. Persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të tij dhe nipit të tij, duke shkaktuar vdekjen e 60-vjeçarit në vendngjarje dhe plagosjen e rëndë të 47-vjeçarit. Jakup Hasani kishte marrë tre plumba në trup dhe u transportua me urgjencë...