Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Laver Bariu, klarinetisti që e shndërroi frymën në gjuhë të shpirtit shqiptar, tani i jetësuar në statujë
👁8895
Nga Albert Vataj Edhe pse kanë kaluar njëmbëdhjetë vite nga ndarja e tij nga jeta, Laver Bariu mbetet i gjallë në ndërgjegjen kolektive të kulturës sonë, i përjetësuar jo vetëm përmes tingullit të mrekullueshëm të klarinetës, por tashmë edhe në një vepër arti, në një statujë që e tregon, si gjithmonë, duke i rënë klarinetës. Ai është aty, në zemër të Përmetit të luleve dhe dashurisë, në qytetin ku e nisi udhën ai tingull që mbushi eterin dhe u shndërrua në kujtesë shpirtërore të një kombi. Është aty ku tradita nuk tretet, ku muzika është më shumë se argëtim, është...