Lautaro, supersfidë ëndrrash kundër Barcelonës. Në lojë finalja e Champions-it dhe “Topi i Artë”

Lautaro, supersfidë ëndrrash kundër Barcelonës. Në lojë finalja e Champions-it dhe “Topi i Artë”

Ulërima e Lautaro Martinez, ngjitur me tribunën e tifozëve pas golit të barazimit (1-1), është pasqyra më e mirë e mbrëmjes së fundit të Champions-it për Interin. Ka shumë nga “Toro” në këtë tjetër arritje të zikaltërve, që tani e ndiejnë më afër se kurrë ëndrrën e tripletës. Me golin e së mërkurës, sulmuesi argjentinas arriti kuotën e 21 golave sezonalë. Ky moment shënoi edhe një tjetër sukses personal: u bë i pari lojtar i huaj në historinë e Interit që arrin 150 gola në të gjitha kompeticionet. Me teknikën, karakterin dhe shpirtin e sakrificës, Lautaro është shndërruar në simbolin...
Burimi: Telesport.al