Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Larja e makinave me ujë të pijshëm, paralajmëron Rama: Po vjen ligji i ri!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga një gomisteri në Tiranë, që kishte zaptuar një hapësirë në një bllok pallatesh. Rama shkruan se nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës. Më tej, thekson se do merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm. “Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, shkruan Rama.