“Largohem me kokën lart, Partizani klub i madh”, trajneri Bratu: Futbolli gjykohet nga rezultatet
Pas largimit nga drejtimi i Partizanit, trajneri Florin Bratu ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale. “Pas gati katër muajsh në krye të ekipit të Partizanit të Tiranës, kam vendosur, në marrëveshje të përbashkët me drejtuesit e klubit, t’i japim fund bashkëpunimit tonë. Ka qenë një periudhë intensive, me shumë punë, sfida dhe përgjegjësi, gjatë së cilës jam përpjekur çdo ditë të ndërtojmë një ekip konkurrues, me identitet të qartë dhe mentalitet fituesi-shkruante Florin Bratu në postimin e tij. ‘Futbolli gjykohet nga rezultatet dhe, në një klub me traditën dhe ambiciet e Partizanit, pritshmëritë janë gjithmonë të larta. I kam kuptuar dhe respektuar ato që nga dita e parë. Megjithatë, jam i bindur se, përtej rezultateve, puna, përkushtimi dhe parimet mbi të cilat ndërtohet...
Burimi:
gijotina.com