Belgjika dhe Franca nuk lënë vend për surpriza, Italia mjaftohet me vendin e tretë në grup (video)

Belgjika dhe Franca nuk lënë vend për surpriza, Italia mjaftohet me vendin e tretë në grup (video)

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit për grupin 1 në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në grupin 1, Franca fitoi 2-1 ndaj Turqisë, në sfidën e luajtur në Bordo. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. “Gjelat” gjetën avantazhin falë autogolit të Emir Topcu në minutën e 52-të dhe golit të Eli Junior Kroupi në minutën e 80-të. Për sulmuesin e Bournemouth ky është goli i parë me kombëtaren e madhe të Francës. Abdulkerim Bardakci shënoi golin e vetëm për turqit në fund të kohës së rregullt. Në sfidën tjetër, Belgjika fitoi 4-1 ndaj Italisë. “Axurrët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të, me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, pas asistit të Michael Kayode. Reagimi i belgëve ishte i menjëhershëm...