Spanja dorëzohet ndaj Anglisë në “Metropolitano”, Kroacia bën detyrën (video)

Spanja dorëzohet ndaj Anglisë në “Metropolitano”, Kroacia bën detyrën (video)

Ashtu siç edhe pritej përballja mes Spanjës dhe Anglisë në “Metropolitano” ishte spektakolare. Në fund fitoi Anglia 2-3, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë Spanjës pas shumë kohësh. Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, ku Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai pas një faulli nga Pau Cubarsi. Në minutën e 53-të, Ezri Konsa shënon me kokë golin e dytë për anglezët, pas krosimit të Declan Rice nga goditja e këndit. Në minutën e 57-të, kombinim perfekt Kane-Bellingham, ky i fundit asiston për Ben White, i cili dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, spanjollët nuk dorëzohen. Në minutën e 63-të, Elliot Anderson ndëshkohet me karton të kuq pas faullit brenda në zonë ndaj Lamine Yamal....