Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro
Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Sofjes kundër planit të qeverisë për kalimin e Bullgarisë në eurozonë. Protestuesit, të organizuar nga partia e djathtë ekstreme “Ringjallja”, mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrimin “Larg duart nga monedha jonë!”, duke shfaqur kundërshtimin e tyre ndaj zëvendësimit të levës me euron. Tensionet u reflektuan edhe në parlament, ku deputetët e “Ringjalljes” bllokuan foltoren dhe përshkallëzuan situatën me përplasje fizike. Një nga udhëheqësit e kësaj partie, Tsoncho Ganev, shtyu deputetin Yavor Bozhankov nga partia “Vazhdojmë Ndryshimin”, duke shkaktuar kaos në sallën plenare. Këto zhvillime pasojnë miratimin nga Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane të raportit të konvergjencës që konstaton se Bullgaria i ka përmbushur kushtet ekonomike për të hyrë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Me këtë...