Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lapaj rrezikon Parlamentin, daja i Endri Shabanit refuzon të japë dorëheqjen
Të vetmin mandate të fituar në Tiranë që mund t’i siguronte karrigen e Parlamentit, Adriatik Lapaj rrezikon ta humbas. Ndryshe nga ç’ka u zotuan në fillim drejtuesit, duket se kandidati Zeqir Kordhoni që ishte në listën e mbyllur të Tiranës si përfaqësues i “Nismës Thurje”, ka ndryshuar qëndrim pasi ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëheqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit. Për mediat, Kordhoni deklaroi se është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk e kujton me saktësi të ketë hedhur firmën mbi...