Lamtumirë Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, ikonë e kinematografisë shqiptare

Lamtumirë Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, ikonë e kinematografisë shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, regjisori Eno Milkani, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale ku shkruan: “Iku babi, shoku dhe kolegu im.” Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Ai kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorisë filmike. Që prej kthimit të tij në Shqipëri, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kinemasë shqiptare....
Burimi: Javanews.al