Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lamtumira e Margarita Xhepës! Homazhet për ikonën e kinematografisë në Teatrin e Operas e Baletit
👁7243
Aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, që ndërroi jetë një ditë u përcoll sot në banesën e fundit. Për tre orë në hollin e TKOB u mbajtën homazhet në nder të ikonës së kinematografisë, në praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të shumtë. Ndriçimi Xhepa, që ndoqi hapat e së ëmës në skenë, kujton dashurinë e që Margarita pati për artin deri në muajt e fundit, kur sëmundja e gjunjëzoi. Mes dhimbjes, lotëve dhe mirënjohjes, artistët nderuan Mbretëreshën e Teatrit. Mes qindra të pranishmëve, ishin dhe qytetarë lushnjarë, që vendosën lule pranë arkmortit të artistes, që qytetin e lindjes...