Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Lamine Yamal dhe Nicki Nicole? Flirtet që po ndezin rrjetin
Pas festës luksoze për 18-vjetorin, Lamine Yamal nuk po bën bujë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas mediave spanjolle, ylli i Barcelonës po përflitet për një romancë të mundshme me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Reperja 24-vjeçare ishte e ftuar speciale në ditëlindjen e Yamal, por sipas gazetarit Javi de Hoyos, lidhja nuk u ndal aty. “Më 24 korrik ata u panë bashkë në një beach club. U puthën dhe u larguan së bashku në orën 4 të mëngjesit”, tha ai. Nicki, e njohur për hitet e saj dhe stilin rebel, më parë u përfol edhe për një flirt me Enzo Fernandez. Por, duket se tashmë vëmendja është tërësisht te Yamal. Ende asgjë nuk është zyrtare, por fansat janë në pritje… dhe sytë janë...