Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!
Më në fund, një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, por edhe për AEK-un. Gardiani kuqezi, Tomas Strakosha, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e AEK-ut. Pavarësisht se Strakosha do t’i mungojë kuqezinjve në ndeshjet e nëntorit, ky është një lajm shumë i mirë, pasi rikthimi i tij në fushë pritej të ndodhte disa javë më vonë. Gardiani kuqezi mungonte në stërvitje që prej 9 shtatorit, pra prej rreth dy muajsh, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës. Për këtë arsye, ai humbi disa ndeshje në kampionatin grek, në Champions League, si dhe katër duelet e para të Ligës së Kombeve. Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe, sipas mediave në Athinë, Strakosha është në dispozicion të trajnerit të AEK-ut, Nikoliç.
Burimi:
javanews.al