Lajm i mirë nga spitali, protestuesi që ra pa ndjenja në Bulevard përmendet
Një lajm i mirë vjen nga spitali, ku protestuesi që u rrëzua pa ndjenja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës në Tiranë ka arritur të përmendet dhe të komunikojë. Në një video të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, qytetari shihet nën kujdesin e mjekëve, teksa ka rifituar vetëdijen dhe është në gjendje të flasë. “E kam familjen në Athinë”, dëgjohet të thotë protestuesi gjatë komunikimit me personat që ndodhen pranë tij. Burri u gjet më herët pa ndjenja në bulevard, ku qytetarët e pranishëm i dhanë ndihmën e parë dhe tentuan ta rikthenin në vete përmes masazhit kardiak, përpara mbërritjes së autoambulancës. Pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor, ai u transportua drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore. Fakti që protestuesi ka...
Burimi:
ntv.al