Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë në nominimet për MTV Video Music Awards 2025

Lady Gaga dhe Bruno Mars kryesojnë në nominimet për MTV Video Music Awards 2025

Lady Gaga, Bruno Mars dhe Kendrick Lamar janë artistët me më shumë nominime për edicionin e sivjetshëm të çmimeve MTV Video Music Awards (VMAs). Ndër artistët më të nominuar janë gjithashtu edhe Sabrina Carpenter dhe Ariana Grande, të cilat kanë pasur një vit të suksesshëm në muzikën pop. Dy ikonat e muzikës Beyoncé dhe Taylor Swift, që ndajnë rekordin për më shumë çmime VMA të fituara ndonjëherë (nga 30 secila), këtë vit janë nominuar vetëm në një kategori, artistja e vitit. Edhe pse asnjëra nuk ka publikuar album gjatë vitit të fundit, të dyja kanë zhvilluar turne të mëdha dhe të suksesshme. Taylor Swift mban rekordin si artistja me më shumë trofe “Moonman” si soliste, ndërsa shumë prej çmimeve të Beyoncé përfshijnë bashkëpunime. Kujtojmë se...