Laçi, Tirana dhe Vllaznia pritëse, nesër Dinamo pret Skënderbeun në…Korçë

Laçi, Tirana dhe Vllaznia pritëse, nesër Dinamo pret Skënderbeun në…Korçë

Abissnet Superiore ecën këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen sot dhe nesër 8 nëntor 2026. Java do të nisë me dy ndeshje në orën 13:30 me Laçi – Partizani dhe Tirana që do të përballet me Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në orën 18:30, Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj AF Elbasanit, në stadiumin “Loro Boriçi”. Të dielën, vëmendja do të zhvendoset te dy sfidat e fundit të kësaj jave. Dinamo do të përballet me Skënderbeun në orën 16:00 në Korçë, ndërsa Egnatia përballet me Vorën në orën 18:30. Pas 10 javësh kampionat, Egnatia kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Teuta me 20 dhe Dinamo me 17 pikë. Çdo përballje e kësaj jave merr rëndësi në...