Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Laboratorët e fshehur nën tokë…pse SHBA-të nuk hodhën superbomba mbi Isfahan?
Forcat Ajrore të SHBA-së nuk hodhën superbombat mbi sitin bërthamor të Isfahanit, pasi laboratorët ndodhen shumë thellë nën tokë, që nuk mund të goditen nga një sulm ajror. Kjo u bë e ditur nga kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, gjatë një mbledhjeje të mbyllur në Kongres. Sipas CNN, ky detaj shpjegon arsyet pse operacioni amerikan nuk arriti të godasë plotësisht të gjitha instalacionet kyçe për programin bërthamor iranian. Rreth 400 kilogramë uranium i pasuruar besohet të jenë transferuar para sulmit dhe mund të jenë në bunkerin e Isfahanit ose në atë të Natanzit, të vendosur pjesërisht nën tokë...