Labinot-Fushë/Debat mes vëzhguesit të PS e PD, pretendohet për intimidim të votuesve

Labinot-Fushë/Debat mes vëzhguesit të PS e PD, pretendohet për intimidim të votuesve

Një debat ka ndodhur në qendrën e votimit në Labinot-Fushë në Elbasan. Sipas Tv Klan, mësohet se vëzhguesi i PD prentendon për mbikëqyrje dhe intimidim të votuesve. Siç duket në pamjet e siguruara nga Klan News vëzhguesit debatojnë me tone të larta. Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Burimi: Opinion.al