La Tribuna (1915)/ Ku ndodhet Isa Boletini? – Intervista ekskluzive me djalin e tij, Ademin

La Tribuna (1915)/ Ku ndodhet Isa Boletini? – Intervista ekskluzive me djalin e tij, Ademin

NGA: AURENC BEBJA “La Tribuna” ka botuar, të mërkurën e 24 nëntorit 1915, në faqen n°5, intervistën ekskluzive asokohe me djalin e Isa Boletinit, Ademin, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Intervista jonë me djalin e Isa Boletinit Para së gjithash, më duhet të protestoj kundër publikimit në gazeta të disa klisheve që paraqesin babanë tim plak të rraskapitur dhe të veshur si një turk nga Azia e Vogël — më thotë i riu Adem Boletini, djali i luftëtarit trim shqiptar, një oficer i pashëm njëzet vjeçar me flokë të zeza në ushtrinë tonë, siç shkruante dje “Tribuna”, dhe tashmë i dërguar që kur la shkollën ushtarake të Modenës, në qytetin simpatik...