“La Traviata”, opera e parë e vënë në skenë në Shqipëri

“La Traviata”, opera e parë e vënë në skenë në Shqipëri

Më 25 korrik të vitit 1942, opera e mirënjohur e Verdit, “La Traviata”, u vu për herë të parë në kryeqytetin shqiptar. Operan e Giuseppe Verdi-t e solli kompania artistike italiane “Carro di Tespi Lirico”. Në vitin 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). “Carro di Tespi Lirico” mbulonte operan dhe këngën lirike, ndërsa tri të tjerat vinin në skenë pjesë teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte, deri tek fashat më të izoluara të shoqërisë, teatrin dhe operan lirike. Me përjashtim të “La Traviata”, trupa...