La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas një raportimi të gazetës italiane La Repubblica, ky skenar është diskutuar nga Meloni gjatë takimeve të fundit me aleatët e saj në qeveri, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi. Sipas raportimit, samiti evropian në Romë, i parashikuar për të shënuar 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktateve të Romës, mund të shërbejë si momenti i fundit i rëndësishëm ndërkombëtar për kryeministren përpara se t’i kërkojë Presidentit të Republikës shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme. Data e parë e mundshme për votimet do të ishte 16 maji 2027, ndërsa skenari që...
Burimi:
javanews.al