La Liga/ “Ndaleni këtë Barcelonë”, katalanasit nuk “njohin” rivalë, ndaj Sevilla-s vjen fitorja e 7-të në 7 javë
Barcelona vazhdon marshimin në La Liga dhe konfirmon formën e jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni. Katalanasit fituan 3-1 në transfertën ndaj Sevillas, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi dhe duke mbetur skuadra e vetme me pikë të plota në kampionat. Në stadiumin Sanchez Pizjuan, Barcelona e nisi menjëherë në sulm. Në minutën e shtatë, Yamal goditi shtyllën me një të majtë të fuqishme, por portieri Vlachodimos reagoi në kohë dhe devijoi topin. Sevilla, megjithatë, shfrytëzoi një nga rastet e para dhe në minutën e 19-të kaloi në avantazh. Fofana u shkëput bukur në zonë dhe, pas krosimit të Correias, goditi saktë me kokë për 1-0. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm tre minuta. Raphinha mori topin, zhvilloi një aksion individual dhe, pasi shmangu mbrojtësin Sangante, mposhti...
Burimi:
gijotina.com