Ky është efektivi i policisë që u lëndua në protestë në Shkodër, mori goditje në kokë! Ministria e Shëndetësisë: Iu nënshtrua ndërhyrjes!
Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë. Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës. Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën. Dy efektivë policie dhe katër protestues po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve të marra gjatë protestës. Në një përditësim të situatës deri në orën 17:50, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se efektivi D.K. është shtruar në Neurokirurgji për...
Burimi:
javanews.al