Kuvendi starton sot sesionin e ri parlamentar, në fokus të debatit ‘të nxehtë’ politik janë Territorialja dhe Zgjedhorja! Pritet edhe protestë
Sot starton sesioni i ri parlamentar në Kuvend, 8 shtator, ora 17:00. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të pritet të jetë kryesisht ceremoniale, vetëm me 3 pika në rend të ditës, ndërsa puna konkrete e Kuvendit do të nisë me përcaktimin e programit dhe kalendarit të punimeve për periudhën e re parlamentare. Në orën 11:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve. Në sesionin e ri parlamentar pritet që vëmendja kryesore të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale. Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas propozimit, numri...
Burimi:
javanews.al