Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro
Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu merr rolin e ministres së Shëndetësisë. Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin nga detyra të Evis Salës dhe emërimin e Klodjana Spahiut si ministre e re. Votimi u zhvillua në seancën e sotme parlamentare, ndërsa gjatë nisjes së votimit deputetët e Partisë Demokratike braktisën sallën. Klodjana Spahiu merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Evis Salës.
Burimi:
javanews.al