Kuvend dhe protestë! Deputetët mblidhen në seancë plenare
foto ilustruese TIRANË-Kuvendi po zhvillon sot seancën plenare, ndërsa jashtë Parlamentit qyetetarët janë mbledhur në protestë. Për të parandaluar çdo incident të mundshëm dhe për të garantuar lëvizjen e ligjvënësve, shërbimet e policisë ndërhynë duke larguar qytetarët dhe duke pastruar perimetrin e daljes nga ndërtesa. Pas javës së gjelbër, deputetët do të ngrejnë shqetësimet e banorëve të zonave ku u përkasin, por debatet mes opozitës dhe mazhorancës nuk kanë munguar. Në qendër të diskutimeve është Reforma Territoriale dhe arresti i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Burimi:
zeri.ai