Kushtetuesja “rrëzon” Vetëvendosjen: Votimi për kryetarin i hapur, konstituimi brenda 30 ditëve

Kushtetuesja “rrëzon” Vetëvendosjen: Votimi për kryetarin i hapur, konstituimi brenda 30 ditëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve. Ky vendim është kundër Vetëvendosjes, e cila bllokoi për muaj me radhë konstituimin e Kuvendit, pasi këmbëngulte që votimi për kryetarin të bëhej në mënyrë të fshehtë. Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Përfaqësuesi i grupit më të madh parlamentar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili zgjidhet përmes votimit të hapur, votim i cili mund të realizohet...