Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së, Endri Shabani mbetet Avokat i Popullit: VENDIMI u dha përgjigje çdo pyetjeje (DOKUMENTI)

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së, Endri Shabani mbetet Avokat i Popullit: VENDIMI u dha përgjigje çdo pyetjeje (DOKUMENTI)

endri shabani-Gjykata Kushtetuese dhe vendimi TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit. Me vendimin e saj, Gjykata ka lënë në fuqi procedurën përmes së cilës Shabani u zgjodh në këtë detyrë nga Kuvendi. Në vendim, gjykata vlerësoi se procedura e ndjekur nga Kuvendi nuk ka cenuar garancitë themelore procedurale. Gjithashtu, gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e opozitës, mes tyre veprimtarinë politike të Shabanit dhe mbështetjen e kandidaturës nga deputetët, duke i vlerësuar si të pabazuar.  Njoftimi i plotë “Më datën 29.09.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim, në seancë plenare dhe mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues një grup prej 44 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në cilësinë e subjektit...