Kush po e përgjon zyrën e Netanyahut? Kryeministri izraelit akuzon gazetarin televiziv

Kush po e përgjon zyrën e Netanyahut? Kryeministri izraelit akuzon gazetarin televiziv

Pajisja u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e sigurisë përpara fillimit të takimit të kryeministrit izraelit me familjet e pengjeve. Në një deklaratë kundër stacionit televiziv izraelit Channel 12, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu denoncon përpjekjen e gazetarit Yolan Cohen për të futur një pajisje përgjimi në zyrën e kryeministrit, përpara një takimi të planifikuar me familjet e pengjeve. Sipas njoftimit, pajisja u gjet dhe u konfiskua nga shërbimet e sigurisë para fillimit të takimit, ndërsa gazetari ishte paralajmëruar që në mëngjes të mos tentonte një veprim të tillë, pasi kishte informacione përkatëse në lidhje me qëllimet e tij....
Burimi: Top-Channel.tv