KUSH MUND TE TE RREMBEJE NGA SHPIRTI IM O KOSOVE/ PAS DISFATES, VUÇIÇ I FUTET KENGES

KUSH MUND TE TE RREMBEJE NGA SHPIRTI IM O KOSOVE/ PAS DISFATES, VUÇIÇ I FUTET KENGES

Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mbështetësit mbrëmjen e djeshme në Sremska Mitrovicë, ku deklaroi kalimin e partisë në një “opozitë shtetformuese”, pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjatë mbrëmjes, ai këndoi këngën nacionaliste “Vidovdan” një instrument i fuqishëm i folklorit dhe propagandës nacionaliste serbe, e krijuar në vitin 1989 për të mbajtur gjallë të ashtuquajturin “Mit të Kosovës”. Të pranishëm kanë qenë familjarë të tij, ish-kryeministrja Ana Bërnabiç dhe deputetët të partisë së tij, tashmë jashtë pushtetit. “Kudo që shkoj, te ti kthehem sërish; kush mund ta shkëpusë vallë Kosovën nga shpirti im?”, dëgjohet të këndojë Vuçiç, i cili e ka përdorur edhe më parë këtë këngë si një strategji populliste për të sulmuar opozitën e brendshme dhe për...