Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit
I ftuar në një studio televizive, Teliti deklaroi se lirimi i hapësirave publike është një detyrë normale e bashkisë dhe jo një veprim që duhet të vijë nga vetë kryeministri. Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëherazi nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka reaguar për aksionin e ndërmarrë nga qeveria për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private. Dorjan Teliti: “E kemi kërkuar me insistim në Këshillin Bashkiak që hapësirat publike të lirohen nga pushtimi i bizneseve dhe të përdoren në shërbim të qytetarëve. Kemi kërkuar vazhdimisht dokumentacionin mbi lejet e dhëna nga...