Kush janë druzët dhe pse po sulmohen?

Kush janë druzët dhe pse po sulmohen?

Përshtatur në shqip, artikull i Le Devoir Druzët formojnë një pakicë që luan një rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe anëtarët e saj janë shpërndarë midis Izraelit, Libanit dhe Sirisë, ku kohët e fundit janë përfshirë në përleshje të përgjakshme me luftëtarë të lidhur me autoritetet islamiste. “Druzët janë një komunitet mbi-fisnor që tejkalon hapësirën dhe gjeografinë,” shpjegon Makram Rabah, profesor i asociuar i historisë në Universitetin Amerikan të Bejrutit. Rabah shton se më shumë se 1 milion druzë në Lindjen e Mesme “kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm” në rajon, ndërsa thekson se ata janë pjesë e “komuniteteve themeluese” në Liban dhe Siri. Më poshtë në shkrim paraqitet një pasqyrë e këtij komuniteti që kërkon të ruajë identitetin e tij fetar dhe shoqëror. Feja dhe...